TIRANA

Policia ka zhilluar një kontroll me dron për kanabis përreth liqeinit të Bovillës në Tiranë.

Nga njoftimi dhe video, rezulton se Policia ka gjetur disa tentativa apo raste kultivimi të kanabis.

Policia paralajmëron se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerë edhe në zonat më të largëta me dronë si dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit duke përdorur dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kontrolluan në zonën përreth liqenit të Bovillës, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimit të kanabisit.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.

Policia e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112, çdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb