DURRËS

Tre persona janë arrestuar në Durrës pas kontrolleve gjatë 72 orëve të fundit me radar e drager nga Policia Rrugore.

Një prej tyre kishte përplasur me Benz për vdekje një të moshuar 71- vjeçar me mjet bujqësor në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë.

Ndërkohë janë pezulluar 51 leje drejtimi si dhe janë gjobitur 1034 shoferë për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Durrës -“Vijon operacioni ROADPOL GUSHT 2020”

 

Kontrolle të shtuara gjatë fundjavës dhe gjatë gjithë ditës së sotme me radar e drager.

 

Arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore 4 drejtues mjetesh.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore gjatë fundjavës dhe ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt.

 

Si rezultat i kontrolleve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

D.A., 24 vjeç, banues në Durrës dhe  A.K., 40 vjeç, banues në Fshatin Bubq, Krujë pasi janë  konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet  pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasit :

 

S.L., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin është përplasur me një mjet tjetër  me drejtues shtetasin B.B., 41 vjeç, dhe për  pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi K.M., 69 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

L.K., 37 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Janë pezulluar 51 Leje Drejtimi nga këto:

27 për shpejtësi tej normave të lejuara të  konstatuar me Radar dhe  21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit të konstatuara me dragera.

 

Janë ndëshkuar me masë administrative  përgjatë 72 orëve  1034  drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorim i celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, etje.

 

Polica Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të  rregullave të qarkullimit rrugor.

 

#MeShumeRregullMePak✍️

#MeShumeRregullMePak?

#JepKontributinTendEdheTi?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb