ELBASAN

Policia ka kryer kontrolle me radar e drone në disa akse kryesore të qarkut të Elbasanit. Nga kontrollet ka rezultuar se disa shoferë qarkullonin me shpejtësi përtej limiteve që varionin nga 174 km/h deri në 224 km/h.

10 leje drejtimi u tërhoqën vetëm në aksin Elbasan Tuneli i Krrabës-Elbasan si dhe 29 masa administrative.

Shkelës janë ndëshkuar edhe në akset Elbasan-Librazhd apo Elbasan-Cërrik.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Elbasan

Kontrolle me radar në rrugën interurbane Elbasan- Krrabë – Elbasan.

Kontrolle edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Cërrik për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me ? në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës – Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 174 km/h deri në 224 km/h ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut.

Si rezultat janë tërhequr 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar.

Drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi A.S., nga Tirana është konstatuar me shpejtësi 224 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve nga leja e drejtimit.

Shtetasi E.H, rezident në Itali u konstatua me 174 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë vendosur 29 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Kontrollet kanë vijuar edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, dhe Elbasan – Cërrik ku janë evidentuar e ndëshkuar për parakalim të gabuar 21 drejtues mjetesh me masë administrative 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 12 masa administrative me vlerë deri 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni ✈️ se shpejtësia vret ? jetë.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos
#MosPërdorAlkoolGjatëDrejtimitTëAutomjetit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb