DIBRA

Një 31- vjeçar u arrestua nga Bulqizë të Dibrës pasi u kap duke kultivuar kanabis në oborrin e shtëoisë.

Policia ndërmori një kontroll të gjerë të territorit ku u angazhuan 50 policë dhe 2 dronë. Efektivët zhvilluan kontrolle jo vetëm në male e fusha por edhe në lagjet e qyteteve ku u evidentua rasti në fjalë në lagjen ‘’Gjeologu’’ të Bulqizës.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

 

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë.

 

Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

 

Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

 

Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

 

#Shqipëriapakanabis

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb