KRUJA

Policia ka kontrolluar në 24 orët e fundit zonën e Krujës duke monitoruar për raste të tentativave për kultivim kanabisi.

Saktësisht, janë kontrolluar zona pyjore dhe fshatrat Mafsheq, Cudhi, Nuoj ku janë angazhuar 80 policë dhe 2 dronë.

Po ashtu kontrollet vijojnë nga ajri dhe toka por në 24 orët e fundit nuk është evidentuar asnjë tentativë për kultivim kanabisi.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

 

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore.

 

Gjatë kontrollit janë angazhuar 80 forca policie dhe 2 dronë.

 

Nga kontrolleve me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

 

Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.

 

Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka.

 

#ShqipëripaKanabis

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb