Ndonëse deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të ri, numri i të infektuar me COVID-19 në qytetin e Korçës është 12. Rasti me i fundit është ai e një mjekje kardiologë, e cila është infektuar gjatë punës duke iu shërbyer pacienteve të parë me COVID-19.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se Drejtoria e Shëndetit Publik menjëherë pas publikimit te rastit të mjekes ka reaguar duke marra masa lidhur me spitalin, ndërsa janë vetkarantinuar një pjesë e stafit mjekësor, kontakte më të afërta me mjeken. Ndërkohë vijojnë të qëndrojnë në karantinë 21 punonjës të doganës së Tushemishtit dhe 53 punonjës të Kadastrës në Korçë.

Nga ana tjetër, qytetarët e Korçës kanë qenë me pak aktivë në daljet e tyre këto ditë, ndërkohë që për shkak të izolimit 2 ditor, ka pasur dyndje në markete, furra buke dhe farmaci. “BalkanWeb” sjell disa pamje se si duket qyteti i Korçës në izolim, ndërkohë që rrugët janë të boshatisura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: