Megjithëse ishte një nga vendet e para të prekura nga Covid-19, Koreja e Jugut rikthen futbollin në fushën e lojës pas 69 ditësh ndërprerje. Ndeshja e parë e kampionatit kryesor në vend u zhvillua mesditën e së premtes. Jenbuk u përball me Suvon në një stadium të boshatisur për shkak të masave shtrënguese të diktuara nga qeveria në vend.

Skuadrat zbritën në fushë sipas protokollit, që pengon takimin mes futbollistëve që duartrokitën në nderim të punës së mjekëve dhe infermierëve të impenjuar në luftën kundër Coronavirus. Sa për kronikë, ndeshja u fitua 1-0 nga vendasit, ndërsa kjo sfidë i hap rrugën rifillimit të kampionatit në Korenë e Jugut, që do të vijojë gjatë fundjavës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb