Prodhuesi i Koresë së Jugut i robotëve, Hankook Mirae Technology, debutoi prototipin e tyre të parë këtë fundjavë, i cili mund të pilotohet. Prototipi quhet Method-2.

Ai është 4-metër i gjatë, peshon 1.3 ton dhe ka krahë metalik që peshojnë 130kg. “Roboti jonë është i pari me dy këmbë që drejtohet nga një njeri brenda dhe është i ndërtuar për të punuar në sipërfaqe të rrezikshme ku njerëzit nuk mund të shkojnë (të pambrojtur),” tha drejtori i kompanisë në një deklaratë.

Kompania ka harxhuar deri në $200 milion që nga 2014 për të zhvilluar këtë robot me ndihmen e dizajnerit e Hollywood të efekteve speciale, Vitaly Bulgarov, i cili ka marrë pjesë tek Transformers, Robocop dhe Terminator.

Method-2 nuk do të dërgohet në terren në një kohë të afërt. Por në vend të kësaj, mjeti gjigant do të shërbejë si një testues për teknologjitë e reja që do të lindin të robotëve. Variacionet e ardhshme, megjithatë, mund të gjejnë përdorim në çdo gjë. Nga ndërtimi dhe shkarkimi deri në operacionet ushtarake.
https://www.youtube.com/watch?v=QEUOo3_vh10
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: