“Ku po shkon? Nga po vjen? Je në dijeni të rregullave të lockdown?”. Këto janë disa nga pyetjet që i bëhen qytetarëve të Tunizisë që dalin nga shtëpia për të bërë pazar si në shumë Vende të tjera të botës, në këtë kohë koronavirusi.

Ndryshimi është që këto pyetje nuk i bën një agjent policie por një ‘makinë robot’, që shëtit nëpër rrugë me një telekamer, siç e tregon kjo video e publikuar nga ministria e brendshme e Tunizisë.

Edhe Tunizia është një nga vendet e prekura me koronavirus, ku deri tani numri i viktimave eshte 6 dhe te infektuar 227.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb