BEOGRAD- Provokon Serbia. Mëngjesin e kësaj të shtune në një tren udhëtarësh Beograd-Mitrovicë, është mbushur me mbishkrime e ikona nacionaliste, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës.
Në mesin e këtyre mbishkrimeve, siç raportojnë mediat serbe, është shkruar edhe në shqip, “Kosova është Serbi”, edhe pse vërehet se kjo fjali është shkruar gabim “Kosova është serb”, përcjell gazetametro.net.

Treni serb Beograd Mitrovice by gazetametro
Përgjigja e vetme e institucioneve të Kosovës përballë këtij provokimi të Serbisë, deri sot ka qenë heshtja.

Treni i dhuruar nga Rusia, sipas institucioneve serbe, do të ketë linjë të rregullt nga Beogradi për në Mitrovicë. Për këtë linjë nuk është marrë asnjë leje nga institucionet përgjegjëse të Kosovës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: