Recete nga znj Eneida
Përbërësit
Për krepat:
2 vezë
350 ml qumësht
150 gr miell
2 lugë gjelle kakao
1 lugë gjelle gjalpë
Pak kripë
Pak sheqer
Për mbushjen:
Çokokrem
Luleshtrydhe
Banane
Arra

Përgatitja
Rrahim vezët dhe shtojmë qumështin gradualisht me gjalpin. Më pas sitim miellin me kakaon, shtojmë sheqerin dhe kripën dhe e rrahim brumin. Në një tigan për krepat ose tigan që nuk ngjit, shtojmë brumin me garuzhde dhe e pjekim nga të dyja anët. E mbushim me çokokrem, fruta dhe arra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: