KAVAJË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Kavajë pak minuta pas incidentit, ku mbeti i plagosur sekretari i PD në këtë qytet Bledar Okshtuni.

Siç shihet në videon e siguruar nga reporteri Rional Karameta për “BalkanWeb” shihet se Basha është pritur nga mbështetësit me duartrokitje dhe thirrje “Rama ik” teksa menjëherë ka kërkuar të shkojë në zyrën elektorale të PD ku edhe ndodhi incidenti.

Autor i ngjarjes sipas policisë është Ndriçim Onuzi, i cili ende është në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: