LUSHNJË

Gazetari Julian Kasapi, sjell për “BalkanWeb” pamje nga vendi i ngjarjes, ku mbeti i vdekur 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe u plagosën babai i tij Shuaip Hasalla, e dy vëllezërit, Emiljano e Laert Hasalla.

Në pamje, shihet trualli i tokës, për të cilin mendohet se ka nisur konflikti mes kushërinjve.

Ngjarja është regjistruar në Garunjas të Lushnjës, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, konfirmuar kjo nga policia. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen forca të shumta policie në zonë, si dhe banorë të tjerë të fshatit.

Si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë janë dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla. Për ta thuhet se ishin kushërinj me viktimën e të plagosurit, ndërsa prej vitesh ishin në konflikt për pronën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb