Seria A në vitin e ri 2020 ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për kampionët e Italisë. Juventusi ka dërrmuar pak çaste më parë skuadrën e Kajliarit me një poker golash, të cilët u shënuan të gjithë në pjesën e dytë.

Autor i një tregolëshi ishte portugezi Kristiano Ronaldo, që fillimisht çeli rezultatin e ndeshjes në minutën e 49-të, për të dyfishuar në të 67-ën pas penalltisë së fituar nga Dibala.

Nëntë minuta nga fundi i kohës së rregullt argjentinasi Higuain realizon golin e tretë ndërsa 60 sekonda më pas është sërish portugezi që me golin e tij të tretë vulos shifrat 4-0.

Me këtë sukses Juventusi ngjitet në kuotën e 45 pikëve në pritje të Interit, që në mbrëmje do të ndeshet me Napolin.

(Ballkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb