Kritikat e marra nga UEFA pas ndeshjeve të Vardarit në Ligën e Kampioneve kanë detyruar Federatën Maqedonase të Futbollit të bëjë ndërhyrje të menjëhershme në ambientet e impiantit. Që ditën e sotme, mjete të rënda kanë filluar punën në impiant për ta pastruar atë dhe për ta rregulluar në mënyrë që të plotësohen standardet e kërkuara.

Punimet ne Strumice

Shqetësimi kryesor i FFK-së nuk është zhvillimi i ndeshjeve të skuadrave vendase në arenën ndërkombëtare. Federatën e shqetëson ideja që UEFA mund t’i heqë licencën ndërkombëtare impiantit para ndeshjes me Shqipërinë. Kësisoj, ajo do ishte e detyruar të luante ndeshjen në Shkup, duke bërë të dështonte planin për të mbajtur kuqezinjtë sa më larg tifozëve shqiptarë./PanoramaSport


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb