Futbolli do të ketë probleme dhe kjo shkaktuar nga kriza ekonimike që do të prekë çdo sektorë në vendin tonë. Prashikimin e bën Edvin Libohova, presidenti i Ligës Profesioniste, që deklaron në rubrikën “Sport News” në “News24” se vështirësitë në futboll do të ndihen dhe kryesisht tek ato klube që mbështeten nga sektori privat.

Sipas tij, situata nuk do të jetë e lehtë, por e rëndësishme do ishte që topi të nisë të rrotullohet në fushë dhe Kategoria Superiore të kishte një kampion zyrtar edhe në vit të vështirë si ky.

Libohova flet dhe për mungesën e ndihmës së qeverisë, që nuk e ka përfshirë futbollin në paketat e ndihmës, por deri diku e justifkon këtë me sektorë të tjerë më prioritarë se futbolli, ndonëse pranon se çdo ndihmë do të ishte e mirëpritur. Gjithashtu një tjetër hap që duhet bërë sipas Libohovës, është çështja e sponsorizimeve në Ligjin e Sportit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb