Botërori i Katarit ka një surprizë të hidhur tashmë, teksa Belgjika (katër pikë, vendi i 3-të) me yje e mbyll këtu rrugëtimin e saj në Katar, pas barazimit 0-0 me Kroacinë. Këta të fundit do vazhdojnë të jenë pjesë e kompeticionit, pasi pozicionohen në vendin e dytë me 5 pikë (grupi F).

Sfida do niste me mjaft ritëm dhe ekipi i Dalic do ia dilte të fitonte një penallti me zgjuarsi, në minutën e 15-të. Gjithsesi, pas një rishikimi në sistemin VAR, 11-metërshi anulohet për pozicion jashtë loje.

Sërish kroatët në sulm në të 54-tën, me Luka Modricc që provoi të gjente golin por u ndal vetëm në fund nga pritja e Courtouis.

Mundësi e artë për të besuarit e Roberto Martinez në minutën e 60-të, por Romelu Lukaku bën më të vështirën, duke nxjerrë topin jashtë edhe pse porta ishte e boshatisur.

Rezultati do ishte i pandryshuar deri në fund, me Belgjikën që zhgënjen totalisht dhe duhet të nisë gjithçka nga e para. Ky është fundi i këtij brezi të “djajve të kuq” dhe jo aq i…bukur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: