Recete nga Znj Eneida
Përbërësit
300 gr djathë 300 gr gjizë
2 vezë
1 lugë nenexhik
Kripë
Piper të zi
Rreth 150 gr miell
Bukë e grirë
Fara susami

Përgatitja
Djathin e thërrmojmë dhe e bashkojmë me gjizën. Shtojmë nenexhikun, piperin e zi si dhe miell sa të bëhet një brumë që nuk ngjit. Më pas bëjmë toptha, i kalojmë në galetë dhe fara susami dhe i skuqim në vaj të bollshëm ose i pjekim në furrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb