Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh në mbështetje të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore.

Kryemadhi kërkon që gruaja duhet të dëgjohet, besohet e mbështetet. Për të gruaja është pjesa më e bukur e shoqvrisë shqiptare dhe është pak të thuhet se meriton një jetë pa dhunë.

NJOFTIMI NGA LSI

KRYETARJA E LSI, MONIKA KRYEMADHI MESAZH NË MBËSHTETJE TË FUSHATËS KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE. KJO FUSHATË NDËRKOMBËTARE ZHVILLOHET PËR 16 DITË NGA 25 NËNTORI DERI MË 10 DHJETOR, DITËN NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT.

Është shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë. Kur flasim për gruan kemi folur për vetë jetën, pa të bota do të ishte pa ngjyra. Gruaja është pjesa më e bukur e shoqërisë sonë, ajo është themeli i saj. Nëse një gruaje i jep pak dashuri, ajo jep gjithçka. Dëgjojë gruan, besoje, mbështete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb