Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka postuar një video në “Facebook”, duke u shprehur se qytetarët po bëhen pjesë e ndryshimit të madh.

Kryemadhi theksoi se shqiptarët duan ndryshimin, duke shtuar se duhet një qeveri, e cila të japë llogari përpara popullit shqiptar.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi!

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë.

Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Zbardhja e videos së postuar

Sot në shesh shqiptarët nuk janë as për karriget e disa ish-deputetëve dhe as për karriget e disa kryetarëve të bashkive. Nuk thërrasin për karrige. Të gjithë këta thërrasin, sepse duan punë, duan taksa të ulëta, duan garanci për fëmijët e tyre, duan një Shqipëri në BE.

Protestat e opozitës, protestat e shqiptarëve janë për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar që ka kapur Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb