Kukësi dhe Tirana do të luajnë sot sfidën më të rëndësishme të javës së 23-të, një përplasje direkte për titullin kampion me bardheblutë që kërkojnë revansh pas dy humbjeve që kanë pësuar në këtë sezon nga dora e skuadrës së Shpëtim Duros.

Ky takim ka zgjuar interesin e tifozëve, ndërsa deri pak çaste më parë ishin shitur rreth 5500 bileta. Klubi verilindor kishte vënë në dispozicion të tifozërisë së tij në Kukës autobusë për transportin e tyre.

Ndërkohë Tirana është më e favorizuar, pasi tifozëria kryeqytetase pritet të jetë më e madhe sesa ajo “vendëse”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb