Një pretendim për penallti në minutën e 14-të, për një faull në zonë ndaj De Silva, e më pas humbja në limite, ka bërë që trajneri Ndreu të shpërthej ndaj gjyqtarëve të takimit pas ndeshjes kundër Vllaznisë, duke i akuzuar drejtë për drejtë si të njëanshëm në vendimet e tyre. Trajneri i Kastriotit ka qenë i ashpër në reagimin e tij duke i bërë “xhaketave të zeza” një thirrje të fortë, ky është një moment delikat i sezonit ku vendime të tilla mund të prishin investimin e një sezoni të tërë:

Ajo që trajneri Ndreu i druhej prej kohësh po bëhet realitet, tani krutanët ndjejnë nga pranë presionin e rivalëve në garën për mbijetesë. Pavarësisht këtij fakti, Ndreu është i bindur se ekipi i tij nuk do ti hap rrugë askujt dhe në fund do të arrijnë të qëndrojnë në elitë. Pas javës së 25-të, Kastrioti vijon të qëndrojë në vendin e 7-të por tashmë Bylis i është afruar me vetëm katër pikë diferencë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb