*Flet i vellai: Ngjarja para syve te mbeses 8 vjec

TIRANE-Një person që identifikohet si vëllai i qytetarit që u grushtua nga polici në Shëngjin sjell versionin e ngjarjes të rëndë. Sipas dëshmisë së qytetarit, vëllai që u bë protagonist në videon me policin rrëfen se policia e ka dhunuar atë dhe në Komisariatin e Lezhës, ku po e mban ende dhe ditën e sotme.

Vëllai i qytetarit te grushtuar nga polici tregon se polici i ka ndaluar familjarisht pa asnjë arsye duke iu thyer edhe xhamin e makines. Djali me iniciale G.K., thotë se vëllai i tij kishte ardhur me pushime në Shqipëri dhe në ato momente ishte duke u kthyer nga Shëngjini me të fejuarën, mbesën dhe vëllain tjetër.

“Përshëndetje, jam vëllai i personit që është në video. Ai ka qenë duke u kthyer nga Shëngjini me të fejuarën dhe me mbesën si dhe vëllain tjetër. Polici i ka ofenduar edhe ato janë ndalur, në momentin që janë ndalur ka ikur polici dhe u ka thyer xhamin e pasagjerit dhe ata janë ulur për të biseduar dhe në momentin që ikën për të folur, e ka goditur polici rrugor dhe e kanë dhunuar edhe në Komisariatin e Lezhës dhe janë duke e mbajtur akoma aty”, thotë vëllai i shoferit.

I pyetur se cila ishte shkelja dhe arsyeja e ndalimit nga policia, ai thotë se nuk kishte asnjë shkak, duke thënë me tej se pa asnjë mëshirë policia i kanë lënë mbesën në mes të rrugës. “Ajo është vetëm 8 vjeç”, thote G.K.

“Polici i ka dalë para dhe vëllai është ndaluar në vend dhe polici shkon në krahun e pasagjerit edhe i thyen xhamin dhe pastaj shan me familje shoferin dhe shkon i kap për fyti dhe duket qartë në video dhunimi. Ata e arrestuan dhe e lanë mbesën 8 vjeçe në mes të rrugës dhe personi që është në video ndodhet në komisariat dhe nuk e kanë dërguar në spital për mjekim, ne kemi ardhur për pushime se jetojmë të gjithë në Itali”, shkruan më tej i riu, ndërsa ende nuk ka një reagim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: