Manchester United është kualifikuar për në Gjysmëfinalen e FA Cup, pasi mundi 3-1 Fulham. Asgjë nuk ishte e lehtë për “Djajtë e kuq”, të cilët u deshën që të përmbysnin ndeshjen. Mitrovic realizoi në minutën e 50-të, ekipi i Silvas rezistoi për 25 minuta.

Willian prek topin me dorë në zonë dhe ndëshkohet me karton të kuq. Bruno Fernandes ishte i saktë nga pika e bardhë, sakaq përmbysja e madhe erdhi falë Sabitzer, për 2 minuta. Në fund, pati kohë edhe për një gol tjetër të Fernandes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb