Ka përfunduar në barazim 1-1 miqësorja e radhës në Turqi, ku përballë Kukësit ishte skuadra e Malatjasporit, që aktualisht mban vendin e tetë në kampionat.

bandicam 2020-01-10 15-31-13-434 on Vidnews.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe ka mundur të shkëpusë një barazim, falë golit të minutës së 83-të të shënuar nga lojtari më i mirë i verilindorëve, Kristal Abazaj.

bandicam 2020-01-10 15-48-23-177 on Vidnews.

Më herët, për skuadrën turke kishte shënuar nga Bulut, që në minutën e 56-të realizoi për epërsinë e përkohshme të Malatjasporit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb