Skënderbeu në kryesfidën e javës së 26 kundër Kukësit që po luhet aktualisht në Korçë, e ka nisur ndeshjen në mënyrën e duhur duke kaluar në avantazh vetëm pas 14 minutash lojë. Liridon Latifi ka realizuar golin e shpejtë që i dërgon përkohësisht ‘ujqërit’ në vendin e parë të tabelës së klasifikimit.

Ndërkohë pas golit raste të tjera të rrezikshme janë krijuar në portën e miqve.

Kukësi i cili udhëhiqte kampionatin para fillimit të kësaj supërsfide, detyrohet t’ lërë vendin korçarëve të cilët kalojnë në kuotën e 52 pikëve, 1 më shumë se verilindorët e Ernest Gjokës.

SKËNDERBEU – KUKËSI 1-0
Latifi 14′

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Osmani, Jashanica, Mici, Orelesi, Predesku, Lilaj, Xhejms, Latifi, Salihi
Trajner: Ilir Daja

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Lena, Hasani, Dvornekoviç, Karioka, Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Kridens Meta

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb