Përfundon sezoni i Abissnet Superiore.

Tirana ka fituar titullin, Partizani dhe Laçi kishin siguruar Europën, ndërsa nga kategoria kanë rënë  Dinamo dhe Skënderbeu. Në Play Off është Egnatia.

Vendi i katërt i takon Kukësit. Ekipi verilindor mposhti 2-3 Tiranën në transfertë. Bardheblutë pësuan 2 autogola, me Behiratche dhe Bekaj që “tundin” portat e gabuara, përkatësisht në minutat 35’t dhe 51-të. Për bardheblutë nuk mungoi Seferi, që la gjurmën e tij në të 58-tën.

Për të dramatizuar situatën mendon Beshiraj që vendos ekuilibrat (79’), por vetëm kaq, pasi Kukësi rigjeti avantazhin me Basha (82’).

Pavarësisht fitores, ky ekip që mban vendin e katërt, duhet të shpresojë te Laçi, në finalen e Kupës ndaj Vllaznisë së vendit të pestë. Eliminatoret e Conference League, pra kush shkon në Europë, varet nga akti final i Kupës.

 

 

 

 

Fitore edhe për Vllazninë, por pa efekt. Shkodranët triumfuan 1-3 ndaj Kastriotit, por kjo nuk mjafton për Europën, pasi pozicionohen në vendin e pestë. Da Silva ahpi siparin e golave në të 46-tën, ndërsa kundërpërgjigja krutane erdhi nga Kaina, në të 58-tën. Ekipi i Mirel Josës tregon karakter dhe penalltia e kthyer në gol nga Gurishta e vërteton më së miri këtë (79’). Goli i sigurisë erdhi 7 minuta nga fundi, nga Aralica.

Tashmë, Vllaznia duhet të shpresojë te finalja e Kupës me Laçin, si e vetmja mënyrë për të shkuar në Europë.

 

 

 

Disfatë 3-4 e Laçit me Partizanin, në një sfidë pa objektiva. Kurbinasit morën epërsinë pas 8 minutash me Zulfiun, por golat e Junio dhe Murataj brenda fraksionit sollën përmbysjen. Ekipi i kuq nuk ul ritmin por gjen edhe të 3-tin me Rrapaj, pas një ore lojë. Djemtë e Duros kanë energji në 20 minutat e fundit dhe përshendesin “rrjetën” edhe me Guindo dhe Qato. Në limite, skuadra e Mehmetit i falet Kotes.

 

Në takimet e tjera, Egnatia barazoi 1-1 me Dinamon, ndërsa s’pati gola te Skënderbeu Teuta.

 

 

 

 

 

Egnatia po udhëheq 1-0 ndaj Dinamos, ndërsa në Skënderbeu-Teuta s’ka gola.

 

Rezultatet finale:

EGNATIA 1– 1 DINAMO

KASTRIOTI 1–3 VLLAZNIA

TIRANA 2–3 KUKËSI

LAÇI 3-4 PARTIZANI

SKËNDERBEU 0–0 TEUTA

 

Tabela:

Yu
Yu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb