Mes kampionatit dhe Kupës, Kukësi siguroi përballë Flamurtarit fitoren e 4-ët radhazi, një fitore e cila merr dhe më shumë vlera pas humbjes që Tirana pësoi në Durrës. Verilindorët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola me Abazaj dhe Shkurtaj që ishin perfekt në finalizim. Pjesa e dytë ishte e gjithë në funksion të Shkurtaj, për aq kohë sa qëndroi në fushë, me sulmuesin vlonjat që gjeti sërish rrugën e rrjetës duke i dhënë fund letargjisë me një “tripletë” golash. Orges Shehi shijon 3 pikët dhe vazhdimësinë e cila i afron më shumë me objektivat e tyre. Shehi beson dhe është i bindur se ekipi i tij i ka mundësitë ti fitoj të gjithë ndeshjet:

Shehi mund të mbështet tek Kristal Abazaj deri në fund të sezonit pasi Anderlecht, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, i ka dhënë të drejtën lojtarëve të huazuar të qëndrojnë deri në fund të sezonit tek ekipit ku aktivizohen. Abzaj po kalon një formë të mirë teksa në çdo javë është kthyer në lojtarin më përcaktues në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb