Kukësi po përjeton sezonin më të vështirë që nga koha kur u rikthyen në elitë. Verilindorët e shohin veten jashtë çdo objektivi të mundshëm, jashtë Kupës së Shqipërisë dhe jashtë garës për një vend në “zonën euro”, në letër ky objektiv i fundit mbetet ende i hapur por në shifra janë po aq pranë zonës “play out”, 12 pikë larg dhe 11 pikë larg vendit të tretë në kampionat. Është e vështirë të parashikosh se si do të përfundojë ky sezon i Kukësit por humbja e fundit kundër Bylis trazon edhe më shumë ambientin. Si të mos mjaftojë ky fakt, me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindorë akuzon me video për një penallti të mos dhënë në favor të tyre në minutën e 91-të:

“Edhe sa? Çfarë kriteri tjetër duhet të ketë një penallti që të jepet për Kukësin?”, lexohet në postimin e tyre. Në minutën e parë të shtesës Blerim Kotobelli pësoi një ndërhyrje nga Anthony Beji por gjyqtari i takimit, Andi Koçi e konsiderojë të rregull, më saktë e konsideroi simulim nga ana e anësorit të Kukësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: