Kukësi hedh një hap tjetër të sigurt drejt objektivit të parë sezonal, atë të kampionit të dimrit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mundi në transfertë 2-1 Vllaninë, duke vijuar serinë pozitive të javëve të fundit. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për formacionin verlindor që forcon më tej pozitat në vendin e parë të renditjes.

Gjithçka e lehtë për kuksianët, që gjetën golin e epërsisë që në minutën e 8-të. Roca i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe me një diagonale të saktë ndali topin në rrjetë. Nuk sollën asgjë minutat e mbetura të pjesës së parë. Shkodranët dështuan të barazonin shifrat, ndërsa miqtë nuk arritën të gjejnë golin e qetësisë. Ai do të vinte shpejt me rikthimin në fushë pas pushimit.

Në minutën e 51-të Roca asiston Shkuraj që përpara portës nuk gabon për të dyfishuar rezultatin. Kukësi ia vështirëson punën vetes, kur në minutën e 74-rt i lejoi Vllaznisë të rihapë sfidën me golin e Krymit.

Por vetëm kaq, pasi shpresat e shkodranëve për pikë u shuan me vershëllimën e fundit që zyrtarizoi triumfin e Kukësit që merr edhe dhurata nga rivalët direktë, duke u shkëputur më shumë në vendin e parë të renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb