Kukësi nuk heq dorë nga titulli kampion, vijojnë të besojnë deri në fund, deri sa matematika t’ia lejoj, këtë e vërtetuan sërish, duke reaguar menjëherë pas humbjes së pësuar në Laç. Ekipi i Orges Shehit kaloi një nga kundërshtarët më vështirë, Bylis, një sfidë shumë e ndërlikuar e cila u zgjidh nga 11 metra distancë, një penallti që solli shumë polemika, e ekzekutuar saktësisht nga Vasil Shkurtaj.

Presioni për ti marrë maksimumin çdo takimi u pa qartë edhe në këtë sfidë, dëshira për të mbyllur sa më shpejt ndeshjen ndikoi shumë tek lojtarët të cilët nuk ishin të qetë përpara porte, por në fund rëndësi kanë vetëm pikët, pas këtij detaji kapet fort edhe Orges Shehi:

Të hënën e ardhshme, Kukësi luan në transfertë përballë Tiranës, një ndeshje vitrinë e cila mund të përcaktoj përfundimisht fatet e titullit kampion, gjithnjë nëse nuk arrijnë të mposhtin bardheblutë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb