Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e Romës dhe Atalantës. Kryeqytetasit fituan 1-0 falë një goli të sulmuesit Tommy Abraham. Megjithatë, nuk ishte rezultati ai që mori vëmendjen e mediave.

Një asteroid kaloi mbi stadiumin “Olimpico”, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve, të cilët e regjistruan këtë moment pasi ngjarje të tilla janë shumë të rralla. Videoja e këtij momenti u përhap me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.

Në fushë për Romën ishte Marash Kumbulla, që u aktivizua për 90 minuta të plota, ndërsa Berat Gjimshiti për Atalantën hyri në minutën e 81-të

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb