Marash Kumbulla protagonist. Mbrojtësi i kombëtares ka realizuar gol me Espanyol, në ndeshjen e kampionatit spanjoll ndaj Sevillias.

Pas një rrëmujë në zonë, Kumbulla u tregua i vëmendshëm, duke realizuar me një të djathtë të fortë. 24-vjeçari, i huazuar nga Roma, ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon, teksa për të ky është goli i dytë në La Liga.

Kumbulla është një titullar i padiskutueshëm te Espanyol, teksa e ka nisur nga minuta e parë në shumicën prej ndeshjeve. Paraqitjet në këtë edicion, të cilat kanë qenë tejet pozitive, tregojnë se ai është në formë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb