Një gol i Cristantes në minutën e 33-të i ka dhënë fitoren Romës ndaj Salernitanës, në transfertën e Serie A. 27 vjeçari lëshon një goditje të bukur me të majtën, me topin që me pak fat devijohet dhe shkon në rrjetë.

Pavarësisht përpjekjeve, rezultati do mbetej i njëjtë deri në fund. Për ekipin e Jose Mourinhos nuk luajti asnjë minutë Marash Kumbulla, “timonieri” portugez nuk preferoi ta aktivizonte.

Ismajli dhe Bajrami ishin titullarë në transfertën ndaj Spezias, sfidë kjo që përfundoi 1-0 në favor të skuadrës së Gottit. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Nzola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: