TIRANE

Studentet e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për tarifat e studimit.

Pasi kanë bojkotuar mësimin, studentët teksa qëndrojnë para godinës së këtij fakulteti, kanë kërkuar heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

“Jemi kundër asaj çka po ndodh në këtë fakultet. Kërkojmë që të zgjidhen këto tre kauza. Një student me 5 lëndë të mbartura në disa vite, shumëzim 5 kredite mesatarisht lënda, i bie afërsisht 3350 leke të reja. Llogarit edhe tarifën e shkollës prej 40 000 lekësh. Kjo për ne është shumë. Po ashtu kërkojmë shtyrjen e afatit të pagesës vjetore të shkollës për në fund të janarit si çdo vit dhe jo deri me datë 15 dhjetor, ku shumica e studenteve nuk e kane mundësinë të paguajnë para Vitit të Ri. Kjo pasi jemi të përgatitur për pagesën e saj në fund të Janarit si çdo vit tjetër. Një tjetër kërkesë që kemi parashtruar është edhe pagesa me këste për tarifën vjetore të shkollës”, pohoi një prej studenteve për ‘BalkanWeb’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb