Recete nga znj Eneida
Përbërësit

7 kunguj mesatarë
1 spec i kuq
100 gr mish i grirë
1 qepë
2 thelpinj hudhra
1 domate
1 lugë koncentrat domatesh
30 gr gjalpë
30 gr miell
300 ml qumësht
Arrë moskat
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Përgatitja
6 kungujt i shpëlajmë mirë dhe i ndajmë në mes. Në fund të tavës shtrojmë pak salcë domatesh dhe vendosim kungujt mbi të. Përgatisim mbushjen ndërkohë duke skuqur qepën në kubikë dhe hudhrat në vaj ulliri. Shtojmë kungullin e prerë në kubikë, specin e kuq dhe vazhdojmë skuqjen. Shtojmë dhe mishin e grirë, domaten e grirë si dhe salcën e domates. Pasi të skuqen shtojmë erëzat dhe mbushim kungujt. Përgatisim beshamelin duke skuqur miellin me gjalpin. Më pas shtojmë qumështin duke e trazuar, kripë, arrë moskat. Beshamelin ia shtojmë kungujve, djathin kaçkavall dhe i pjekim me 200 gradë për 30-35 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: