“Associated Press” ka publikuar një video­arkiv të bombardimit të Jugut të Shqipërisë nga ushtria shqiptare në vitin e mbrapshtë 1997.

Edhe pse Ministria e Brendshme e asaj kohe e ka mohuar gjithnjë sulmin, ai ka ndodhur më 3 maj të vitit 1997, shkruan “Panorama”.

Disa avionë MiG­15 u nisën drejt Jugut të Shqipërisë dhe bombarduan një fshat të vogël në afërsi të qytetit të Sarandës. Dy persona mbetën të plagosur rëndë nga bombardimi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: