Nje telefonatë e shkurtër eshte kujtimi i fundit qe ka Bukurie Debrova me te birin, invalid që nuk dëgjonte e nuk fliste, ku me mënyrën e saj të mësuar prej vitesh mundi te kuptonte se ai ishte ne pune. 34 vjeçari Maksim Debrova, humbi jetën gjatë punës në te zeze per rikonstruksionin e një pallati 4 katesh në Milot ku ran nga tarraca e objektit.

Per ngjarjen policia e Kurbinit prangosi inxhinierin e nje kompanie private e kontraktuar per rikonstruktonin e pallateve në zonën e Kurbinit, në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti. Inxhinieri qe bente punimet e fasades se jashtme te pallatit 56 vjeçari Mondi Turhani u pranogs me akuzen e Shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë. 34 vjeçari Debrova, me origjinë nga Elbasani la pas 3 femije me probleme shëndetësore ne kushte teper veshtira ekonomike.

Inxhinieri i kompanisë, Mondi Turhani u la i lire disa ore pas arrestimit ndaj te cilit gjykata caktoi masen detyrim paraqitje. Në lidhje me rastin kanë nisur hetimet edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës, sipas se ciles punëtori invalid punonte në të zezë dhe nuk ishte regjistruar në asnjë subjekt.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb