Egnatia është realiteti i ri në futbollin shqiptar. Skuadra nga Rrogozhina triumfoi në Kupën e Shqipërisë për herë të parë në histori, pas atij suksesi minimal 0-1 në “Elbasan Arena” ndaj Tiranës.

Të besuarit e Edlir Tetovës zhvilluan një sezon pozitiv dhe ia dolën ta përmbyllnin atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas ndeshjes së fituar me bardheblutë, lojtarët ngritën në qiell trofeun.

Egnatia tregoi karakter, teksa në kampionat u renditën në vendin e 3-të. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: