Policia e Pogradecit ka kërkuar përforcim nga RENEA sot për të arrestuar 4 personat e përfshirë në sulmin me armë ndaj hotelit në Tushemisht.

“BalkanWeb” dhe News 24 mësojnë se të fshehur në një cadër janë kapur, organizatori i këtij sulmi Ilir Berberi dhe tre 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar: Ilir Meçolli
Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Dy ditë më parë u vu në pranga edhe një bashkëpunëtor tjetër: Mariglen Topuzi. Aktualisht në kërkim janë shtetasit Meard Berberi dhe Brian Syzo.

Policia ka shpërndarë edhe videon e momentit kur katër të arrestuarit mbërrijnë në komisariatin e policisë.

Kujtojmë që konflikti ka nisur 1 vit më parë në gusht të 2019 me djalin e pronarit të hotelit. Kanë qenë në një ambjent dhe ai ka xhiruar gomat e makinës në prani të tyre. Janë konfliktuar e më pas Mariglen Topuzi i ka djegur makinën. Policia hetoi ngjarjen dhe vuri në pranga si autor Mariglen Topuzin. Në shkurt të këtij viti gjatë procesit gjyqësor për ketë vepër penale Ilir Berberi e ka kanosur Jetmir Mucollarin që ai të mos dëshmojë kundër Topuzit. Konflikti vijoi mË pas në 1 gusht kur ai dhe i biri u kanosën me armë dhe pas disa ditësh hoteli i tyre u qëllua me breshëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb