TIRANË- Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar pamje katastrofike për një institucion shëndetësor të një rëndësie parësore. Ai ka nxjerrë video dhe foto nga Urgjenca e Tiranës, ku kushtet janë jashtë çdo standardi.

“Kur pamjet flasin vetë e çdo koment do ishte i tepërt. Këto janë pamje nga Urgjenca e Tiranës.
Autoambulanca pa asnjë pajisje për t’i ardhur në ndihmë pacientëve si dhe kushte skandaloze të ambienteve të urgjencës. I gjithë shërbimi mbulohet nga 6 autoambulanca ku duhet të punojnë 30 vetë personel në çdo turn (mjekë, infermierë, shoferë). Shqiptarë, ‘Rilindja’ dëmton rëndë jo vetëm xhepin por edhe shëndetin!”, shkruan Bardh Spahia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb