Zbardhen detaje të reja nga arrestimi në Kolumbi i “bosit” shqiptar të kokainës, Agim Çerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”.

Mediet kolumbiane kanë publikuar pamjet e aksionit të DEA-s amerikane dhe të autoriteteve lokale për arrestimin e shqiptarit Agim Çerma dhe të 4 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët trafikonin kokainë me “Charter” nga Kolumbia drejt Europës.

Agim Çerma, i njohur edhe me emrin “Jimmy”, është personi që shfaqet në avion charter i shoqëruar nga agjentët e DEA-s.

Grupi drejtohej pikërisht nga shqiptari i vënë në pranga. Agim Çerma ishte përgjegjës për marrjen dhe transferimin e parave nga Evropa për të blerë kokainë nga Kolumbia.

Pas marrjes së parave, Çerma kujdesej për dërgesën e kokainës drejt Evropës nga ishte bërë porosia. Lënda narkotike trafikohej përgjithësisht në rrugë ajrore përmes fluturimeve charter.

Për të garantuar këtë mënyrë transportimi, ky grup mbante lidhje me kartelin Clan del Golfo, që vepron në veriperëndim të Kolumbisë. Policia sekuestroi 300 kg kokainë dhe mbi 500 mijë Dollarë gjatë operacionit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb