Nuk ka festë për Tiranën. Bardheblutë nuk arrijnë të marrin një pikë për titullin kampion, është Laçi që fiton 1-0, duke “blinduar” vendin e dytë në Superiore pas javës së 31.

Tirana e nis mirë ndeshjen dhe pati dy raste të mira, por më pas është Laçi që merr iniciativën dhe arrin të realizojë me Guindon në minutën e 13-të.

 

 

Një gjuajtje kalibri e sulmuesit, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit mik. Kurbinasit krijojnë edhe dy mundësi të mira, por pa arritur dot të shënojnë golin e dytë. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh.

Në fakt, edhe pse Tirana u përpoq shumë në të dytën për të gjetur barazimit, në fuqi do të mbeste vetëm goli i Guindos, duke bërë që Tirana ndoshta ta festojë titullin javës tjetër në shtëpi.

Ndërsa Partizani vuajti shumë përballë Dinamos në derbi, por mori tri pikë me shumë vlerë për Evropën, duke triumfuar 3-1 në “Selman Stërmasi”. Një humbje që tashmë de fakto rrëzon Dinamon në Kategorinë e Parë.

Partizani e nis futishëm, por goli do të vinte vetëm në minutën e 27-të. Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon te Junior, që i lirë, nuk fal dhe 1-0 për të kuqtë.

 

 

Katë minuta më vonë Partizani gjen edhe golin e dytë. Këtë herë është Cara ai që shënon, duke kaluar me lehtësi portierin Simoni. Megjithatë, në 34’ Matondo prek topin me dorë në zonë dhe penallti për Dinamon. Afrikani ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë.

Pjesa e parë mbyllet 2-1. Pavarësisht përpjekjeve të bluve për të barazuar në të dytën, janë të kuqtë ata që shënojnë në minutën e 92-të me anë të Carës, goli i dytë personal për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb