Laçi është ekipi i momentin në këtë pikë të Superligës, pesë fitore radhazi janë shifra që trembin rivalët, ekipi i Shpëtim Duros synon tashmë me kohë të plotë titullin kampion pasi diferenca me Vllazninë është vetëm pesë pikë. Kurbinasit kanë një meritë të madhe në rihapjen e këtij diskutimi, në dy përballjet e fundit kanë arritur ti marrin gjashtë pikë shkodranëve. Tekniku kryeqytetas në një intervistë për “News24”, ka folur në vigjilje të sfidës kundër Partizanit, dy ekipet me perfomancën më të mirë këtë periudhë. Duro është ndalur duke folur edhe për detaje të tjera, si mundësia për të shlyer me gjobë gjysmën e dënimit të Nuabueze:

Gara për titull: “Është një situatë tjetër, Vllaznia është e para, por nuk ka të njëjtën distancë, janë 3-4 nga pranë, për këtë them se kampionati do jetë më interesat dhe i luftuar”.
Forma e mirë: Vijmë pas një momenti të mirë, por për mua është e rëndësishme të kemi vazhdimësi deri në fund për të arritur objektivat.
Sfida me Partizanin: “Janë dy skuadrat më të mira për momentin, sa i përket paraqitjeve, pavarësisht se Vllaznia është në krye, është një përballje mes dy më të mirave.
Gjendja e ekipit: “Kemi pas ekipin e plotë, por pas ndeshjes me Kastriotin mungon Musta për shkak kartonësh, Nuabueze i dënuar, Mazrekaj nuk është në 100% të formës, as Malota, futbollistë shumë të rëndësishëm për ekipin”.
Dënimi i Nuabueze: “Nuabueze po stërvitet me intensitet me skuadrën, është e drejta për të paguar gjysmën e dënimit por jemi herët për të diskutuar këtë, nëse skuadra mbetet në nivele të tilla, jam i bindur që edhe presidenti do bëjë një sakrificë ekonomike”.
Partizani e më pas Kukësi: “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, në këtë aspekt, janë dy ndeshje të vështira, por janë të vështirë edhe për ekipet që do të përballen me Laçin.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: