Laçi nuk ndalet në këtë fund të kampionatit. Kurbinasit morën fitoren e tretë radhazi, teksa mposhtën me përmbysje 4-1 Kastriotin dhe tashmë matematikisht siguruan vendin e dytë në kampionat, 10 pikë pas Tiranës kampione dhe 11 pikë para Partizanit të vendit të tretë, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi.

Në fakt, ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Në 34’, Ajazi përpiqet ta çojë topin në rrjetë, por nuk ia del, teksa dyshohet për një prekje të topit me dorë. Arbitri shkon në VAR për ta verifikuar dhe penallti. Në 38’, është vetë Ajazi që merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizon për 0-1.

 

 

Por pa kaluar as 2 minuta, Laçi barazon me Adeleken. Kurbinasit nuk do të ndaleshin me kaq, pas në minutën e 43-të shënojnë edhe golin e dytë. Pas një asisti nga Deliu, Shehu shënon dhe përmbys sfidën në 2-1 që në pjesën e parë.

 

 

Dominimi i vendasve vijon edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 63-të, Qato godet nga një distancë shumë e largët dhe e dërgon topin në rrjetë, me portierin Sali që nuk ia del ta ndalë. Në fund, Laçi shënon edhe golin e katërt me Zarubicën dhe mbyllet 4-1 për kurbinasit.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb