Për Lacion nuk ka diferencë nëse është para apo pas pushimeve. Më 6 janar kryeqytetasit “shkatërruar” Spal në transfertë me shifrat 2-5, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, dy javë pas ndërprerjes së kampionatit.

Kryeqytetasit nuk janë kursyer ndaj Chievo-s duke i mposhtur me shifrat e thella 5-1. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 23-t nga spanjolli Alberto, ndërsa përkohësisht Pucciarelli barazoi shifrat duke kaluar topin pas shpinës së Strakoshës.

Ky ishte episodi i vetëm i regjistruar për miqtë në “Olimpico” pasi më pas dy herë Milinkoviç-Saviç, Bastos dhe Nani do të vulosnin kapitullimin e Chievo-s.

Në ndeshjen tjetër të orës 15:00 Bologna i ka dhënë fund rezultateve pozitive të Benevento-s. Skuadra e Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushajt është mundur thellë 3-0 në transfertë.

ab17f5672c56d8a99bbe07b167cf605f_169_s
Benevento synonte një tjetër fitore pas asaj kundër Chievo-s dhe Sampdoria-s për të shpresuar qëndrimin në “Seria A”, por Bologna ka bërë detyrën duke rikthyer me këmbë në tokë skuadrën e vendit të fundit në “Seria A”, me 7 pikë.

Renditja e Seria A
seria a

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb