Lady Gaga mori pjesë në Academy Awards të këtij viti, ku u nominua për këngën më të mirë origjinale për ‘Hold My Hand’ nga ‘Top Gun: Maverick’.

Në tapetin e kuq, ajo zgjodhi një fustan të zi Versace. Ishte debutimi i saj mahnitës kur u ngjit në skenë për të performuar këngën që bëri bujë të madhe.

E veshur me një bluzë të zezë, xhinse, atlete dhe pa asnjë grim, këngëtarja amerikane vodhi shfaqjen në Dolby Theatre.

Ajo e nisi paraqitjen e saj duke dhënë një mesazh kumbues për dashurinë. Më konkretisht ajo tha: “Është shumë personale për mua. Unë mendoj se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për shumë dashuri për të ecur përpara në këtë jetë. Ne të gjithë kemi nevojë për një hero ndonjëherë – ka heronj rreth nesh në vende të papritura. Por, mund të zbuloni se mund të jetë heroi juaj, edhe nëse ndiheni të thyer nga brenda.”

Lady Gaga luajti edhe në një tjetër moment viral të mbrëmjes, kur i ka shkuar në ndihmë një fotografit që kishte rënë në tapetin e kuq.

Ngjarja ndodhi teksa fotografi po përpiqej të bënte një foto nga afër të fustanit mahnitës Oscar të Lady Gaga-s. Ndërsa përpiqej ta kalonte, ai u pengua dhe u rrëzua. Pa hezituar, Lady Gaga u kthye shpejt dhe vrapoi për ta ndihmuar burrin të ngrihej në këmbë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: