SHBA

Këngëtarja e njohur, me famë ndërkombëtare, Lady Gaga, i është bashkuar fushatës së Joe Biden në ditën e fundit të saj.

Gjatë tubimit të mbajtur në Pensilvani, Lady Gaga u shfaq me një maskë ku shkruhej “Voto” duke iu bërë thirrje të pranishëmve të votojnë Joe Biden.

“Votoni për Joe është një njeri i mirë. Votoni sikur jeta juaj apo e fëmijëve tuaj të varet nga kjo gjë. Dhe në fakt varet. Të gjitha gratë, të gjithë burrat me vajza dhe motra kanë mundësinë të votojnë kundër Donald Trump, një njeri që beson se fama e tij i jep të drejtën të dhunojë një nga vajzat, nënat apo gratë tuaja.

Emri i këngëtares u prit me vërshëllima në takimin e Donald Trump më herët. Presidenti republikan iu tha mbështetësve të tij.
“Lady Gaga nuk është aq e mirë. Mund t’ju tregoj histori për të”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: