Presidenti i Republikës së Shqipërisë pas pranverës intensive duket se e ka ”harruar” politikën.

Kreu i Shtetit është ‘zhveshur’ nga kostumi politik dhe po shijon pushimet verore në Gjirin e Lalëzit.

Ai ka zgjedhur të luajë në breg volejboll me një lojtar të Shijakut. Duket se Presidenti nuk e ka problem privatësinë ndërkohë që luan përpara gjithë pushuesve që ndodhen këtë fillim jave në Gjirin e Lalëzit.

Këtë qershor Meta u shkarkuar nga Kuvendi, por tashmë fati i tij në Presidencë varet përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese e cila do të japë brenda 3 muajve verdiktin e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb