Gjatë inspektimit të gjendjes pas tërmetit, kryetari i PD, Lulzim Basha, qëndroi në një familje në Kamberas në njësinë administratrive Manëz.

Në oborrin e banesës së dëmtuar pothuajse plotësisht, prindërit mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8 muajsh pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër. Sipas familjarëve, e vetmja ndihmë që atyre u ishte ofruar, ishte nga vullnetarët. Kryetari Basha kërkoi që të merren masa menjëherë për strehim e kësaj familje dhe të familjeve të tjera që jetojnë në kushte të mjera në çadra. Ndonëse përfaqësues të njësisë bashkiake i ofruan atyre strehim në një fushë kalçeto, banorët refuzuan.


Femija Ne Makine Basha
Femija Ne Makine Basha

Këta të fundit thanë se atyre u është premtuar se do të sjellin kontenierë nga Fieri ku të strehohen, ide të cilën e propozoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb